Jon Rakipi
- Gjuhët
- Shqip, anglisht, holandisht, italisht
- Titulli i avokatit
- 2019
- Ushtron profesionin e avokatit
- 2026
Jon Rakipi, avokat dhe ortak, drejton praktikën e compliance dhe të përafrimit me Bashkimin Evropian (BE). Specializohet në të drejtën financiare, nga mbikëqyrja deri te marrëdhënia me klientin, në mbrojtjen e të dhënave personale (General Data Protection Regulation, GDPR), në sigurinë digjitale në financë (Digital Operational Resilience Act, DORA), në parandalimin e pastrimit të parave dhe njohjen e klientit (anti-money laundering/know your customer, AML/KYC) dhe në analizat e boshllëqeve (gap analysis) ndaj legjislacionit të BE-së.
Ekspertiza
- → E drejta e mbikëqyrjes financiare: bankat, firmat dhe fondet e investimeve, siguruesit, ofruesit e shërbimeve financiare
- → Tregjet e kapitalit dhe firmat e investimeve (MiFID II, MiFIR)
- → Abuzimi me tregun
- → Kërkesat prudenciale (IFR/IFD, CRR/CRD)
- → Tregtimi algoritmik dhe krijimi i tregut
- → Pagesat, paraja elektronike dhe kriptoaktivet
- → Financa digjitale dhe siguria digjitale në financë (DORA)
- → Mbrojtja e të dhënave personale (GDPR)
- → Parandalimi i pastrimit të parave dhe compliance
- → Auditimi i brendshëm
- → Financa e qëndrueshme dhe ESG
- → E drejta e sigurimeve
- → E drejta e shoqërive tregtare dhe qeverisja
- → E drejta e BE-së dhe përafrimi, përfshirë të drejtën mjedisore dhe TVSH-në e BE-së
- → Marrëdhënia me klientin dhe mosmarrëveshjet financiare, për biznese dhe konsumatorë
- → Mosmarrëveshje tregtare dhe arkëtim borxhesh
- → Shërbim si arbitër
Fushat e veprimtarisë
- →Compliance & përafrimi me BE
- →DORA & siguria digjitale në financë
- →Tabela e përputhshmërisë & analiza e boshllëqeve
- →AML/KYC & pronari përfitues
- →Mbikëqyrja & inspektimet
- →Shërbime financiare & sigurime
- →Mbrojtja e të dhënave personale (GDPR)
- →E drejta mjedisore
- →E drejta e shoqërive tregtare
- →Tatime & dogana
- →Leje qëndrimi & imigracion
- →Studime, hartim ligjor & trajnime
- →Arbitrazh
- →Gjoba rrugore & patenta
Biografia
Jon Rakipi është avokat dhe ortak në Zyrën Ligjore Rakipi & Partners, ku drejton praktikën për të drejtën financiare, compliance-in, mbrojtjen e të dhënave personale dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).
Ka përvojë në Holandë (Amsterdam) në rregullimin financiar, compliance dhe auditimin e brendshëm, në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet holandeze të mbikëqyrjes financiare. Ka punuar me rregullat e BE-së për tregjet e instrumenteve financiare (Markets in Financial Instruments Directive, MiFID II, dhe Markets in Financial Instruments Regulation, MiFIR) dhe me kërkesat prudenciale për firmat e investimeve (Investment Firms Regulation/Directive, IFR/IFD) dhe për bankat (Capital Requirements Regulation/Directive, CRR/CRD). Ka punuar gjithashtu me rregullat për abuzimin me tregun (Market Abuse Regulation, MAR), përfshirë raportimin e urdhrave dhe të transaksioneve të dyshimta (suspicious transaction and order report, STOR), për derivatet (European Market Infrastructure Regulation, EMIR), për transaksionet e financimit me tituj (Securities Financing Transactions Regulation, SFTR) dhe për shitjet e shkurtra (Short Selling Regulation, SSR). Përvoja e tij përfshin edhe pagesat dhe sigurinë digjitale në financë, verifikimet për parandalimin e pastrimit të parave dhe dosjet për miratimin e drejtuesve (fit and proper) dhe të pjesëmarrjeve cilësore (qualifying holdings). Si auditor i brendshëm ka kontrolluar qeverisjen, kontrollet e brendshme, zbatimin e DORA-s dhe sistemet e tregtimit algoritmik sipas standardeve teknike të BE-së (regulatory technical standards, RTS 6), dhe ka hartuar metodologji për vetëvlerësimin e rreziqeve dhe të kontrolleve (risk and control self-assessment, RCSA). Ka hartuar komentet e industrisë për rishikimin e MiFID II, të dërguara Ministrisë holandeze të Financave (2026), dhe ka marrë pjesë në diskutimet teknike me autoritetin holandez të tregjeve financiare për udhëzimet e Autoritetit Evropian të Letrave me Vlerë dhe Tregjeve (ESMA) për tregtimin algoritmik.
Në mbrojtjen e të dhënave personale ka punuar me vlerësime rreziku, marrëveshje për përpunimin e të dhënave (data processing agreements, DPA), përcaktimin e kontrolluesit dhe të përpunuesit, cenimet e të dhënave (data breach) dhe bazën ligjore të përpunimit. Ka përvojë edhe me ligjin holandez për mbikëqyrjen financiare, sipërmarrjet e investimeve kolektive dhe firmat e investimeve, mbikëqyrjen dhe masat e zbatimit, mosmarrëveshjet për investimet, llojet e letrave me vlerë, detyrimin e kujdesit ndaj klientit (duty of care) dhe mbrojtjen e investitorit, marrëdhëniet kontraktore të institucioneve financiare me klientët, biznese dhe konsumatorë, përgjegjësinë për prospektin, rregullimin e siguruesve, bankave dhe ofruesve të shërbimeve financiare, si dhe financën e qëndrueshme dhe mosmarrëveshjet për kriteret mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) në sektorin financiar.
Ka përfunduar masterin në drejtësi (LL.M.) në të drejtën e shoqërive tregtare në VU Amsterdam (cum laude), bachelorin në drejtësi (LL.B.) në International and European Law në Universitetin e Groningenit dhe Drejtësinë në Universitetin e Tiranës, si dhe specializimin pasuniversitar në të drejtën financiare në Grotius Academy (Radboud University Nijmegen). Është pedagog i jashtëm i së drejtës së sigurimeve në programin master në shkenca aktuariale të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe në vitin 2025 ka dhënë trajnim për të drejtën tatimore të BE-së, përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe praktikën e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, për Avokaturën e Shtetit, si ekspert, me financim të BE-së, së bashku me Kazazi Consulting. Ka titullin e avokatit që nga viti 2019 dhe e ushtron profesionin që nga viti 2026. Flet anglisht, holandisht dhe italisht.
Përvoja profesionale
Përvojë në Holandë (Amsterdam), 2019–2026, në rregullimin financiar, compliance dhe auditimin e brendshëm; trajnues për të drejtën tatimore të BE-së për Avokaturën e Shtetit, me financim të BE-së, së bashku me Kazazi Consulting (2025); Rakipi & Partners, ortak që nga 2020; në zyrë që nga shtatori 2026
Arsimimi
LL.M. në të drejtën e shoqërive tregtare, VU Amsterdam, cum laude (2018); LL.B. International & European Law, Universiteti i Groningenit (2017); Drejtësi, Universiteti i Tiranës (2014); specializim pasuniversitar në të drejtën financiare, Grotius Academy, Radboud University Nijmegen (2023–2024); Algorithmic Trading, Oxford Saïd Business School (2021)
Kualifikime & anëtarësi
Pedagog i jashtëm i së drejtës së sigurimeve, programi master në shkenca aktuariale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës
Botime
- L. Squintani dhe J. Rakipi, "Judicial cooperation in environmental matters: Mapping national courts behaviour in follow-up cases", Environmental Law Review 20(2) (2018), f. 89–108
- L. Squintani dhe J. Zijlmans, me D. Annink, S.M. Hoffmann, L. Tasset de Landtsheer, D. Radoytsev, J. Rakipi, B. Roth dhe A. Senoner, "Mitigation and Compensation Measures under the EU Habitats Directive in Selected Member States", European Energy and Environmental Law Review 28(1) (2019), f. 2–16