Gjyqësor & këshillim
Kontrata & e drejta e detyrimeve
Një kontratë e mirë e parandalon mosmarrëveshjen. Kur pala tjetër nuk paguan ose nuk përmbush, veprojmë shpejt: nga njoftimi dhe negocimi deri te padia dhe ekzekutimi i vendimit.
Për kë është
- →Kompani që lidhin kontrata me furnitorë, klientë dhe partnerë
- →Individë që blejnë, shesin ose japin me qira pasuri
- →Kreditorë që duan të arkëtojnë një borxh
Çfarë bëjmë
- →Hartim, shqyrtim dhe negocim kontratash dhe i kushteve të tyre
- →Mospërmbushje dhe zgjidhje kontrate
- →Shpërblim dëmi
- →Arkëtim borxhesh dhe ekzekutimi i vendimeve
- →Garanci
- →Akte noteriale dhe prokura
Baza ligjore & rregullatorët
- →Kodi Civil (Ligji nr. 7850/1994)
- →Kodi i Procedurës Civile (Ligji nr. 8116/1996)
- →Ligji nr. 110/2018 "Për noterinë"
Përvoja
Katër vjet si sekretar gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dy vjet në një studio noteriale, në hartimin e kontratave, prokurave dhe deklaratave noteriale.