Compliance & BE
E drejta mjedisore
Mjedisi është ndër kapitujt më të kërkueshëm të anëtarësimit në BE. Kompanitë në industri, energji, ndërtim dhe turizëm do të përballen me kërkesa të reja për lejet mjedisore, vlerësimin e ndikimit në mjedis, mbetjet, ujrat dhe zonat e mbrojtura. Ne analizojmë ku qëndrojnë sot dhe çfarë duhet të ndryshojnë.
Për kë është
- →Kompani industriale dhe energjetike
- →Investitorë në energji të rinovueshme, ndërtim dhe turizëm
- →Institucione dhe projekte donatorësh që përafrojnë legjislacionin mjedisor
- →Investitorë nga BE që verifikojnë rreziqet mjedisore para një blerjeje
Çfarë bëjmë
- →Analiza boshllëqesh ndaj direktivave mjedisore të BE-së
- →Lejet mjedisore dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis
- →Zonat e mbrojtura dhe Direktiva e Habitateve
- →Raportimi i qëndrueshmërisë dhe ESG
- →Verifikim ligjor mjedisor para investimeve
- →Ankime administrative dhe gjyqësore për lejet
Baza ligjore & rregullatorët
- →Ligji nr. 10431/2011 "Për mbrojtjen e mjedisit"
- →Ligji nr. 10440/2011 "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis"
- →Ligji nr. 10448/2011 "Për lejet e mjedisit"
- →Direktivat e BE-së për vlerësimin e ndikimit në mjedis (2011/92/BE), habitatet (92/43/KEE) dhe emetimet industriale (2010/75/BE)
Përvoja
Dy artikuj shkencorë për zbatimin e të drejtës mjedisore të BE-së nga gjykatat kombëtare (Environmental Law Review, 2018; European Energy and Environmental Law Review, 2019, për Direktivën e Habitateve në gjashtë shtete anëtare); specializim në financën e qëndrueshme dhe ESG.