Compliance & BE
Compliance & përafrimi me BE
Negociatat e anëtarësimit sjellin aktet e BE-së në ligjin shqiptar, sektor pas sektori. Kompanitë marrin detyrime të reja shpesh para se të kenë udhëzime të qarta. Ne i identifikojmë detyrimet, gjejmë boshllëqet dhe hartojmë zgjidhjet, me përvojë të drejtpërdrejtë në zbatimin e këtyre rregullave brenda BE-së.
Për kë është
- →Banka, siguruese, firma investimi dhe institucione pagese
- →Filiale shqiptare të grupeve të BE-së
- →Furnitorë ICT, BPO dhe qendra thirrjesh me klientë në BE
- →Ministri, agjenci dhe projekte donatorësh që hartojnë legjislacion të ri
Çfarë bëjmë
- →DORA dhe rezistenca operacionale digjitale (3.1.1)
- →Tabela përputhshmërie dhe analiza boshllëqesh (3.1.2)
- →Parandalimi i pastrimit të parave dhe pronari përfitues (3.1.3)
- →Kërkesat e rregullatorëve shqiptarë (3.1.4)
- →Mbrojtja e të dhënave personale (3.2)
- →E drejta mjedisore (3.13)
Si punojmë
- →Vlerësim me objekt të caktuar: raport dhe plan veprimi
- →Mbështetje e vazhdueshme për compliance
- →Trajnim për bordin dhe stafin
Përvoja
Shtatë vjet compliance me rregullat e BE-së në Holandë, në bashkëpunim me autoritetet holandeze të mbikëqyrjes financiare: analiza boshllëqesh për tregjet e investimeve, abuzimin me tregun, derivativët dhe rezistencën digjitale; politika dhe procedura; dosje për miratimin e drejtuesve dhe të pjesëmarrjeve cilësore.