Kalo te përmbajtja
Rakipi & Partners Zyrë ligjore
AL EN
Kontakt
AL EN
Kontakt
← Ekipi

Enis Hysolli

Avokat
Gjuhët
Shqip, anglisht, italisht
Titulli i avokatit
2016

Enis Hysolli, avokat me profil të gjerë, mbështet praktikat civile, penale dhe administrative të zyrës. Përfaqëson klientë në gjykime civile, penale dhe administrative, merret me procedurën gjyqësore dhe me kontratat.

Ekspertiza

Fushat e veprimtarisë

Biografia

Enis Hysolli është avokat pranë Zyrës Ligjore Rakipi & Partners që nga viti 2021. Ai këshillon dhe përfaqëson klientë në çështje civile, penale dhe administrative, nga hetimet paraprake deri te gjykatat e të gjitha shkallëve, dhe harton e negocion kontrata dhe marrëveshje.

Para se t'i bashkohej zyrës, punoi (2017–2020) në administratën gjyqësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo përvojë i jep njohje të drejtpërdrejtë të procedurës dhe të afateve gjyqësore. Më herët (2015–2017) punoi si asistent ligjor në një studio noteriale, ku hartonte kontrata, prokura dhe deklarata noteriale.

Ka përfunduar bachelorin në Drejtësi (2013) dhe Masterin e Shkencave në të Drejtë Civile (2015) në Universitetin e Tiranës, si dhe Shkollën Kombëtare të Avokatisë (2016). Punon në shqip, anglisht dhe italisht.

Përvoja profesionale

Asistent ligjor në një studio noteriale, Shijak (2015–2017); administrata gjyqësore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (2017–2020); Rakipi & Partners, avokat (që nga 2021)

Arsimimi

Bachelor në Drejtësi, Universiteti i Tiranës (2013); Master i Shkencave në të Drejtë Civile, Universiteti i Tiranës (2015); Shkolla Kombëtare e Avokatisë (2016)

Publikime të zyrës në këto fusha