Romina Zano
- Gjuhët
- Shqip, anglisht, italisht
- Titulli i avokatit
- Nëntor 2013
Romina Zano është avokate dhe ortake në Rakipi & Partners. Praktika e saj përfshin përfaqësimin dhe këshillimin në çështje civile, tregtare, administrative dhe tatimore, me fokus në të drejtën e pronësisë, të drejtën e shoqërive tregtare, sigurimet, përfaqësimin kushtetues dhe arbitrazhin.
Ekspertiza
Fushat e veprimtarisë
Biografia
Romina Zano është avokate dhe ortake në Zyrën Ligjore Rakipi & Partners, së cilës iu bashkua në vitin 2014. Praktika e saj ndërthur përfaqësimin gjyqësor me këshillimin ligjor në fushën civile, tregtare, administrative dhe tatimore, me fokus të veçantë në të drejtën e pronësisë, të drejtën e shoqërive tregtare, sigurimet dhe përfaqësimin kushtetues.
Në veprimtarinë e saj profesionale, Romina ka përfaqësuar klientë pranë Gjykatës Kushtetuese, përfshirë çështje që lidhen me mbrojtjen e së drejtës së pronësisë, si dhe gjyqtarë e prokurorë pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar. Përvoja e saj shtrihet gjithashtu në këshillimin e shoqërive tregtare dhe bankare, në përfaqësimin e shoqërive tregtare në arbitrazh dhe në të drejtën sportive, përfshirë arbitrazhin sportiv.
Krahas praktikës së avokatisë, Romina është angazhuar në studimin e legjislacionit dhe në hartimin e propozimeve për përmirësimin e tij. Që prej vitit 2015, ka bashkëpunuar si eksperte e jashtme ligjore me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), duke kontribuar në studime mbi shpronësimet, sigurimin e detyrueshëm motorik, Fondin e Kompensimit dhe çështje tatimore. Në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), ka kontribuar edhe në analizën e përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar për armët me Protokollin përkatës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Romina është anëtare e Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë që prej nëntorit 2013. Ka përfunduar studimet në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2011 dhe Masterin e Shkencave në Drejtësi Penale në vitin 2013. Flet anglisht dhe italisht.
Përvoja profesionale
Asistente ligjore, Durrës (2013); projekt me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në gjykatat e Tiranës dhe të Elbasanit (2013); Rakipi & Partners (që nga 2014); eksperte e jashtme ligjore e OSFA-s (që nga 2015); UNODC (2020)
Arsimimi
Drejtësi, Universiteti i Tiranës (2011); Master i Shkencave në Drejtësi Penale, Universiteti i Tiranës (2013)