Shërbime financiare & sigurime
Bankat, siguruesit, firmat e investimeve dhe ofruesit e pagesave veprojnë nën mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. I ndihmojmë me licencimin, miratimet dhe kontratat, dhe përfaqësojmë klientë në mosmarrëveshjet për sigurimet dhe dëmshpërblimin.
Për kë është
- →Banka, siguruese dhe firma investimi
- →Institucione pagese dhe të parasë elektronike, fintech
- →Investitorë që blejnë një pjesëmarrje në një institucion financiar
- →Të dëmtuar në aksidente dhe të siguruar në mosmarrëveshje me siguruesin
Çfarë bëjmë
- →Licenca dhe miratime pranë Bankës së Shqipërisë dhe AMF-së
- →Miratimi i drejtuesve dhe i pjesëmarrjeve cilësore
- →Tregjet e kapitalit
- →Kontrata bankare dhe pagesash
- →Pagesat, paraja elektronike dhe kriptoaktivet
- →Financa e qëndrueshme dhe ESG
- →Sigurimet, dëmshpërblimi dhe Fondi i Kompensimit
Baza ligjore & rregullatorët
- →Ligji nr. 9662/2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërisë"
- →Ligji nr. 62/2020 "Për tregjet e kapitalit"
- →Ligji nr. 55/2020 "Për shërbimet e pagesave"
- →Ligji nr. 52/2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit"
- →Ligji nr. 10076/2009 "Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit"
Projektet përkatëse
Tregu i sigurimeve: mbrojtja e konsumatorit-viktimë në praktikën e funksionimit të Fondit të Kompensimit
Studimi trajtoi problemet ligjore, rregullatore, mbikëqyrëse dhe praktike të Fondit të Kompensimit në tregun shqiptar të sigurimeve. Shërbeu si kundërargument ndaj projektligjeve që cenonin të drejtat e të dëmtuarve që kërkojnë dëmshpërblim nga Fondi.
Studim për projektligjin që ndryshon Ligjin nr. 10076/2009 për sigurimin e detyrueshëm motorik
Analizë ligjore e ndryshimeve të propozuara për ligjin e sigurimit të detyrueshëm motorik dhe e ndikimit të tyre te të dëmtuarit në aksidente rrugore.
Fondi i rezolucionit në shoqëritë e sigurimit: problemet për t'u zgjidhur
Analizë ligjore e krijimit dhe e funksionimit të një fondi rezolucioni për shoqëritë e sigurimit, në bashkëpunim me një ekspert financiar.