Historiku
Që nga viti 2004: këshillim dhe përfaqësim ligjor në Tiranë.
Zyra ligjore Rakipi & Partners u themelua në vitin 2004 nga Prof. Arben Rakipi, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe një nga hartuesit e legjislacionit penal dhe procedural penal, jurist i shquar me kontribut madhor në jetën akademike dhe publike të vendit. Që atëherë, zyra ofron këshillim dhe përfaqësim ligjor në çështje civile, penale, tregtare dhe administrative, për subjekte shqiptare dhe të huaja, përpara gjykatave shqiptare.
Themeluesi, Prof. Arben Rakipi
- 1990–1993 Gjyqtar në gjykatat e rretheve Mirditë dhe Tiranë; pedagog në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës
- 1995–1996 Pjesë e grupeve që hartuan legjislacionin penal dhe procedural penal dhe projektin e procedurës civile
- 1997–2002 Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë
- Që nga 2002 Pedagog në Shkollën e Magjistraturës; Drejtor që nga korriku 2020
- 2015–2018 Anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë për Reformën në Drejtësi
Prof. Arben Rakipi ka mbi 30 vjet përvojë në drejtësinë shqiptare. Në vitet e para të demokracisë ka shërbyer si gjyqtar në gjykatat e rretheve Mirditë dhe Tiranë, si dhe si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës (1990–1993). Ka qenë pjesë e grupeve që hartuan legjislacionin penal dhe procedural penal (1995) dhe projektin e procedurës civile (1996).
Nga viti 1997 deri në vitin 2002 ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë. Që nga viti 2002 ka dhënë mësim në Shkollën e Magjistraturës, të cilën e drejton si Drejtor që nga korriku 2020. Në vitet 2015–2018 ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë për Reformën në Drejtësi.
Zyra sot
Në vitin 2020 zyra ndryshoi formë ligjore: më 25 qershor 2020 u regjistrua si Zyra Ligjore "Rakipi & Partners" sh.p.k., sipas Ligjit nr. 55/2018 "Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë" dhe Ligjit nr. 9901/2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare".
Ortakët e zyrës sot janë Jon Rakipi, Ermir Beta dhe Romina Zano. Zyra vazhdon punën e themeluesit dhe shton një fushë të re: përputhshmërinë e kompanive dhe institucioneve me standardet e Bashkimit Evropian (BE).
Kronologjia
Prof. Arben Rakipi themelon zyrën.
Romina Zano i bashkohet zyrës.
Ermir Beta i bashkohet zyrës.
Më 25 qershor zyra regjistrohet si sh.p.k.; ortakë bëhen Jon Rakipi, Ermir Beta dhe Romina Zano.
Nis praktika e compliance dhe e përafrimit me BE-në, e drejtuar nga Jon Rakipi.