Kalo te përmbajtja
Rakipi & Partners Zyrë ligjore
AL EN
Kontakt
AL EN
Kontakt
← Ekipi

Ermir Beta

Avokat, Ortak
Gjuhët
Shqip, anglisht, italisht, frëngjisht
Titulli i avokatit
2015
Ushtron profesionin e avokatit
2018

Praktika e Ermir Betës përqendrohet në përfaqësimin në çështje penale, në të gjitha fazat e procedimit, në arbitrazh dhe në markat tregtare.

Ekspertiza

Fushat e veprimtarisë

Biografia

Ermir Beta është avokat, ortak dhe administrator i Zyrës Ligjore Rakipi & Partners, së cilës iu bashkua në maj të vitit 2018. Praktika e tij përqendrohet në të drejtën penale dhe mbështetet në përvojën e tij si prokuror, e cila i ka dhënë njohje të thelluar të hetimit dhe të procesit penal.

Ai përfaqëson individë dhe shoqëri tregtare në të gjitha fazat e procedimit penal, nga hetimet paraprake deri te gjykimi në të gjitha shkallët, përfshirë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Që prej vitit 2018, përfaqësimi në çështje penale është në qendër të veprimtarisë së tij si avokat.

Krahas praktikës penale, Ermir përfaqëson shoqëri tregtare në arbitrazh, ka një interes të veçantë profesional për të drejtën e pronësisë intelektuale dhe është përfaqësues i autorizuar për markat tregtare.

Ermir është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2005 dhe ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, në profilin prokuror, në vitin 2008. Flet anglisht, italisht dhe frëngjisht.

Përvoja profesionale

Prokurori pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (2008–2010); Prokurori pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat (2010–2018); Rakipi & Partners, avokat (që nga 2018)

Arsimimi

Drejtësi, Universiteti i Tiranës (2005); Shkolla e Magjistraturës, profili prokuror (2008)

Kualifikime & anëtarësi

Përfaqësues i autorizuar për markat tregtare; pedagog në Albanian University, degët në Fier dhe Berat; trajnime në Shkollën e Magjistraturës për hetimin penal (2012), krimet kompjuterike (2009) dhe konkurrencën e pandershme në pronësinë intelektuale (2008)

Publikime të zyrës në këto fusha