Kalo te përmbajtja
RAKIPI & PARTNERS Zyrë ligjore
AL EN
Kontakt
AL EN
Kontakt
← Fushat e veprimtarisë
Compliance & BE

Compliance & përafrimi me BE

Negociatat e anëtarësimit sjellin aktet e BE-së në ligjin shqiptar, sektor pas sektori. Kompanitë marrin detyrime të reja shpesh para se të kenë udhëzime të qarta. Ne i identifikojmë detyrimet, gjejmë boshllëqet dhe hartojmë zgjidhjet, me përvojë të drejtpërdrejtë në zbatimin e këtyre rregullave brenda BE-së.

Për kë është

  • Banka, siguruese, firma investimi dhe institucione pagese
  • Filiale shqiptare të grupeve të BE-së
  • Furnitorë ICT, BPO dhe qendra thirrjesh me klientë në BE
  • Ministri, agjenci dhe projekte donatorësh që hartojnë legjislacion të ri

Çfarë bëjmë

  • DORA dhe rezistenca operacionale digjitale (3.1.1)
  • Tabela përputhshmërie dhe analiza boshllëqesh (3.1.2)
  • Parandalimi i pastrimit të parave dhe pronari përfitues (3.1.3)
  • Kërkesat e rregullatorëve shqiptarë (3.1.4)
  • Mbrojtja e të dhënave personale (3.2)
  • E drejta mjedisore (3.13)

Si punojmë

  • Vlerësim me objekt të caktuar: raport dhe plan veprimi
  • Mbështetje e vazhdueshme për compliance
  • Trajnim për bordin dhe stafin

Përvoja

Shtatë vjet compliance me rregullat e BE-së në Holandë, në bashkëpunim me autoritetet holandeze të mbikëqyrjes financiare: analiza boshllëqesh për tregjet e investimeve, abuzimin me tregun, derivativët dhe rezistencën digjitale; politika dhe procedura; dosje për miratimin e drejtuesve dhe të pjesëmarrjeve cilësore.

Kërkoni një vlerësim fillestar