Prej vitesh, verifikimi i pronësisë në Shqipëri ka kërkuar një kombinim të kërkimit në regjistër, hartës kadastrale dhe dokumenteve të restitucionit.
Dixhitalizimi ka thjeshtuar hapin e parë. Hapi i dytë — përputhja e kufijve në terren me atë të hartës — mbetet burimi kryesor i konflikteve.
Rekomandimi praktik për blerësit: kërkoni gjithnjë certifikatë pronësie, hartë të fragmentit dhe verifikim të barrëve, të tre me datë të njëjtë.
Për investitorët e huaj, shtojmë edhe kontrollin e aksesit rrugor dhe të planit të përgjithshëm vendor përpara nënshkrimit të kontratës.